Ish-kryeministri Sali Berisha, do të mbledhë sot Kryesinë.
Mbledhja do të nisë në orën 12:00. Mësohet se fokusi i diskutimit me grupin parlamentar do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, pjesën dërrmuese të bashkive e ka fituar Partia Socialiste, e cila ka arritur të marrë 53, ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë 7, dhe një bashki është marrë nga MEGA, e cila është Bashkia e Finiqit.