15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

SHQIPËRI: Rreth 700 efektivë blindojnë parlamentin para protestës së opozitës

Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës parlamentare ku është parashikuar një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe diskutime për disa projektligje dhe projektvendime.

Ndërkohë do të zhvillohet protestë e radhës nga opozita. Rreth 700 efektivë policie janë vënë në gatishmëri para Parlamentit në orën 10:00. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...