1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

SHQIPËRI: Shkon në 370 numri i të helmuarve në Krujë, hetimet zbulojnë shkaktarin

Në Krujë, rezulton një prani e amoniakut mbi norma nga të dhënat paraprake, të analizave fiziko-kimike të ujit të pijshëm.

Sipas Ujësjellës Kanalizime Krujë, dyshohet se uji është kontaminuar pas reshjeve e dendura të shiut në fundjavë.

Raportohet se numri i përgjithshëm i të helmuarve, ka shkuar në 370.

Por, për një rezultat përdfundimtar, do të priten analizat e detajuara mikro – biologjike, nga ISHP, vonojnë dhe dy ditë të tjera.

Dyshime të forta, ka në lidhje me intoksikimin e ujit, pasi shumë pranë depos së ujit ndodhet një stallë bagëtish, fekalet e të cilëve, mund të kenë deportuar në brendësi të depos.

Qytetarët e Krujës, vijojnë të shfaqin problem shëndetësor si gastroeneterite, të vjella dhe diarre.

Përveç ujit, është duke u hetuar edhe për disa mostra ushqimesh. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...