19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Shqipëri: Tentuan ta kalonin kufirin me 29 mijë euro të padeklaruara, procedohen penalisht tre të dyshuar

Policia shqiptare ka sekuestruar 29 mijë euro të padeklaruara, ku tre të dyshuar tentuan ta kalonte kufirin bashkë me to.

Ngjarja ndodhi në pikën kufitare në Kapshticë, ndërsa lidhur me rastin janë proceduar në gjendje të lirë tre të dyshuarit.

“Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip ‘Wagen Turan’ me të cilin po udhëtonin në drejtim të Greqisë, shtetasit E. I., 41 vjeç, M. I., 23 vjeç dhe L. I., 20 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjetën në total 29 000 euro të padeklaruara, shumë të cilën dyshohet se e posedonte shtetasi E. I., dhe e kishte ndarë me 2 shtetasit e tjerë, me qëllim që të shmangnin përgjegjësinë ligjore në momentin e kalimit në kufi”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma monetare dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 shtetasit e mësipërm, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, tha policia shqiptare./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...