23.3 C
Pec
E mërkurë, 12 Qershor, 2024

SHQIPËRI: Tushemishti gati për sezonin veror, pamjet e plazhit ranor të liqenit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit mëngjesin e sotëm me pamjet e plazhit të Tushemishtit. Sipas kreut të qeverisë gjithçka është gati për të mirëpritur më shumë turistë buzë liqenit.

“Mirëmëngjes dhe me plazhin ranor në Tushemisht të Pogradecit, ku gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas Bashkisë së Pogradecit, frekuentuesit në këtë zonë janë rritur ndjeshëm jo vetëm nga banorët e njësisë Buçimas, por edhe nga shumë pushues të tjerë vendas dhe të huaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...