18.9 C
Pec
E shtunë, 23 Shtator, 2023

SHQIPËRI: U filmua duke keqtrajtuar qenin e tij, procedohet 53-vjeçari në Lushnjë

Ky është një tjetër rast i përsëritur, i dhunimit të kafshëve. Ne e kemi trajtuar edhe më herët rastin e Tan Gjylës, 53-vjeçari nga Lushnja, i cili vrau kalin e tij në mënyrë makabre. Këtë herë, ai ka dhunuar dhe torturuar qenin.

Policia e Lushnjës, ka vënë nën hetim shtetasin në fjalë pasi është filmuar në një video duke përplasur qenin me pemën dhe duke e hedhur në shatërvan.

“Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, pasi në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, ky shtetas ka hedhur qenin e tij duke e keqtrajtuar, në shatërvanin me ujë”, njofton policia.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...