5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

SHQIPËRI: Viti i Ri, 100 ekipe të urgjencës në terren

Nga Spitali Universitar i Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se të gjitha strukturat e shëndetësisë do të jenë në gatishmëri 24 orë në natën e ndërrimit të viteve dhe gjatë ditëve të para të 2023.

“Masat që kemi marrë për të qenë në gatishmëri jo vetëm përgjatë natës së ndërrimit të viteve por deri më datë 4 janar, me përforcimin e ekipeve mjekësore, në mënyrë që të përballojmë çdo emergjencë që mund të ketë. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë 100 ekipe në terren në qendrat e qyteteve ku do të ketë festa. Gatishmëria do të jetë edhe për Njësinë e Heliopterëve por edhe për të gjitha strukturat tona të spitaleve kudo në vend. Do të kemi organizim të përforcuar këtu në Spitalin e traumës për ditët e festave”, tha Manastirliu, duke falënderuar ekipet mjekësore që do të jenë në detyre në këto ditë festash.

Spitalet Universitare, Spitalet Rajonale dhe shërbimet spitalore në çdo zonë kanë marrë masat për sigurimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 24 orëshe, nga datat 31 dhjetor 2022 deri 4 janar 2023.

Përveç sigurimit të shërbimit 24 orë, janë garantuar barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore urgjente si dhe sigurimin e gatishmërisë së transportit mjekësor me autoambulancë për të sëmurë që kanë nevojë për këtë shërbim.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka marrë masat për të siguruar gatishmërinë dhe përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë mjekësore. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...