22.4 C
Pec
E premte, 12 Prill, 2024

SHQIPËRI: Vodhën një biznes në Tiranë, katër të mitur në hetim

Katër të mitur janë proceduar penalisht, pasi kanë vjedhur një biznes në rrethinat e Tiranës.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Hand”, u proceduan penalisht 4 të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa pjesë automjetesh, në një biznes, në autostradën Tiranë-Vorë.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej 14-vjeçarëve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, me krehër e municion luftarak, të cilën ky shtetas e publikonte dhe në rrjete sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...