2 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Shqipëri: Zbardhet agjenda e Edi Ramës në Madrid

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në Madrid, Spanjë.

Kjo me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë botën.

Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të pres në audiencë Kryeministrin Rama, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Agjenda e vizitës, datë 7 Shkurt 2025:

10:00 – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI

10: 30 – Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “World Law Congress Albania 2027”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...