26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

SHQIPËRI: Zbulohet data e votëbesimit të qeverisë ‘Rama 3’ në Parlament

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi pa asnjë hezitim të gjithë emrat e propozuar si ministra nga Edi Rama.

Mëson se shumica socialiste në parlament, do t’i propozojë konferencës së kryetarëve mbledhjen e parlamentit të enjten 16 shtator për votëbesimin e qeverisë ‘Rama 3’.

Përpara betimit në presidencë, Kryeministrit do t’i duhet të marrë votëbesimin në parlament përmes një seance të posaçme, nga ku do të prezantojë programin e qeverisë.

Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate, pasi çdo ministër do të paraqesë programin e ministrisë, që do të drejtojë e t’i përgjigjet pyetjeve nga opozita.

Kjo seancë zhvillohet përpara kësaj të diele të 19 Shtatorit pasi kryeministri udhëton drejt New York-ut për të marrë pjesë në punimet e asamblesë vjetore të OKB-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...