3.7 C
Pec
E shtunë, 9 Dhjetor, 2023

Shqipëria e shënon edhe golin e tretë

22:18 – Shqipëria e ka realizuar edhe golin e tretë kundër Çekisë.

Në skenë sërish Taulant Seferi.

Ai realizoi pas asistimit të Mirlind Dakut.

21:56 – Shqipëria e ka dyfishuar epërsinë kundër Çekisë.

Për 2:0 shënoi Taulant Seferi, në minutin e 51-të pas asistimit nga Sokol Cikalleshi.

 

 

21:29 – Çekisë iu anulua goli i barazimit pasi një nga futbollistët luajti me dorë.

Referi e vërejti këtë dhe vendosi që rezultati të mbetet 1 me 0 për Shqipërinë.

Por, mysafirët mbeten me një lojtar më pak, pasi gjyqtari e ndëshkoi edhe me kartonin e dytë të verdhë futbollistin çek, Mojmir Chytil.

21:19 – Kanë kaluar 30 minuta lojë në “Air Albania”.

Shqipëria është në epërsi ndaj Çekisë.

Golin e epërsisë e shënoi Jasir Asani, në minutën e nëntë.

Asani e bombardoi portën çeke.

20:57 – Shqipëria është në epërsi ndaj Çekisë.

Për golin e epërsisë u përkujdes Jasir Asani.

Asani për 1:0 realizoi në minutin e nëntë.

Ai e bombardoi portën çeke me një supergol.

Pas shënimit të golit, Asani festoi duke e vendosur plisin.

Ka nisur ndeshja Shqipëria – Çekia në “Air Albania”.

Shqipëria sonte do të kërkojë me çdo kusht fitoren.

Kjo për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit në “EURO 2024”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...