Shqipëria ka shënuar një tjetër hap domethënës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke çelur zyrtarisht grupkapitullin e tretë të negociatave, të titulluar “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”. Ky zhvillim u konkretizua sot gjatë Konferencës së Pestë Ndërqeveritare, që u mbajt në Bruksel, ku delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Grupkapitulli i tretë përfshin tetë fusha kyçe të acquis communautaire:
- Kapitulli 10 – Transformimi Digjital dhe Media
- Kapitulli 16 – Tatimet
- Kapitulli 17 – Politika Ekonomike dhe Monetare
- Kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi
- Kapitulli 20 – Ndërmarrjet dhe Politika Industriale
- Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi
- Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura
- Kapitulli 29 – Bashkimi Doganor /Njeshi/