17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Shqipëria përballet me Poloninë në një takim jetik për Botëror

Shqipëria luan një nga takimet më të rëndësishme të viteve të fundit, pasi do të presë Poloninë në “Air Albania”, në një ndeshje direkte për pozitën e dytë në grupin eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

Në impiantin modern kuqezi, do të ketë hapësirë për rreth 22 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti maksimal i tij.

Në krahasim me ndeshjen ndaj Hungarisë tre ditë më parë, trajneri Edi Reja pritet t’i bëjë katër ndryshime, tre prej të cilave të detyruara dhe një për zgjedhje teknike të tij.

Nuk do të jenë në dispozicion të italianit mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në Budapest, mesfushori Endri Çekiçi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në testet zyrtare të UEFA-s.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...