16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Shqipëria përgatitë aplikimin për futjen e lumit Vjosa në UNESCO

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar nisjen e punës për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Kumbaro ka pasur një takim me delegacionin e UNESCO-s që ka mbërritur në Tiranë, i cili do të ndjekë përgatitjen e dosjes së aplikimit.

“E lumtur të prisja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ekipin e UNESCO-s, me të cilët nisim punën për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore përmes programit “Njeriu dhe Biosfera”. Është ky program global që synon të krijojë një bazë shkencore për të përmirësuar marrëdhëniet midis njerëzve dhe natyrës ku jetojnë, për zhvillimin e qëndrueshëm që mbron mjedisin. Na pret një punë intensive në përgatitjen e dosjes së aplikimit, që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura do të dorëzojnë në UNESCO brenda këtij viti, për t’i dhënë një tjetër pasaportë ndërkombëtare mbretëreshës së lumenjve evropiane e për të shtuar një tjetër xhevahir shqiptar në listën e UNESCO-s”, shprehet Kumbaro.

Vjosa u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Më herët, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, vizitoi Vjosën me ftesë të Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, me qëllim përfshirjen e saj në listën e siteve të mbrojtura nga UNESCO, duke e vlerësuar si një prej lumenjve të fundit të egër në Evropë dhe i pari Park Kombëtar i një lumi të paprekur, raporton euronews.al. Përgatitja e aplikimit është një proces i gjatë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, dhe Shqipëria do të asistohet nga ekipi i programit “Man and Biosphere”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...