2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Shqipëtarët në Maqedoninë e Veriut përcaktojnë presidentin e vendit

Dy kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski dhe Siljanovska, për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë përckatuar të kërkojnë votën e shqipëtarëve për të arrit deri tek fitorja. Kandidati I partisë në pushtet që është mbështetur edhe BDI e Ali Ahemtit, Stevo Pendarovski, ka filluar fushatën duke bërë thirrje për votuesit shqipëtarë ta mështesin në raundin e dytë pasi që fitorja e tij do të jetë opcion I porceseve integruese euroatlantike.

Edhe opozita në synon votat e shqipëtarëve duke pretenduar të shfytëzoj ndasinë në mes partive shqipëtare që mbështetën Blerim Rekën dhe Stevo Pendarovskin. Opozita kërkon të mbështetet nga shqipëtarët Gordana Siljanovska, e cila sipas tyre do të jetë kryetare e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe kandidati Blerim Reka që në paraqitjen e para pas përfundimit të procesit zgjedhor qartësuan se nuk kanë për qëllim të orientojnë apo urdhëzojnë votuesit shqipëtarë për të mbështetur cilin do nga dy kandidatët por që çdo njëri do të ketë opcionin e vet edhe të jetë I lirë në përzgjedhje duke mohuar çdo mundësi të bashkëpunimit me cilën do nga dy palët në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...