19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Sipas Sky Sport, Bild dhe Daily Mail, tifozët anglezë nuk kanë qenë pjesë e përplasjes së dhunshme në qendër të Gelsenkirchen, pasi kjo ishte mes disa shqiptarëve dhe serbëve.

Ata janë përleshur në qendër të Gelsenkirchen, por sipas gazetarit të Sky Sports News, Kaveh Solhekol, përplasja nuk ishte e madhe pasi prania e policisë gjermane e ndaloi këtë gjë.

Policia ka arrestuar disa nga personat që ishin pjesë e përleshjes, ku kishte edhe të lënduar.

Anglia dhe Serbia do të luajnë sot ndeshjen e xhiros së parë të Grupit C të Euros në Veltins Arena të Gelsenkirchen nga ora 21:00.

Shqiptarët janë numër të madh në Gjermani për të përcjellur nga afër kombëtaren e Shqipërisë që është pjesë e Euro 2024.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...