22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Shqiptarët “pushtojnë” Dyseldorfin para ndeshjes me Spanjën

Mijëra shqiptarë do të jenë të pranishëm sot në ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit B në Kampionatin Evropian mes Shqipërisë e Spanjës.

Disa orë para fillimit të ndeshjes tifozët shqiptarë janë mbledhur në rrugët e qytetit të Dyseldorfit duke krijuar atmosferë të jashtëzakonshme para takimit final.

Sipas raportimeve të fundit rreth 30 mijë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm sot në stadium, ndërsa edhe mijëra të tjerë do ta shikojnë ndeshjet nga rrugët e Gjermanisë.

Shqipëria duhet të fitoj sot kundër Spanjës për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...