21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

“Shqiptarët, vlerë e shtuar në Greqi”, Rama: Na lidh historia mijëravjeçare

Kryeministri Edi Rama than ë fjalën e tij të mbajtur në takimin me shqiptarët e Athinës se shqiptarët janë një vlerë e shtuar e Greqisë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në ekonomi, dije e në kulturë.

Ai tha gjithashtu se historia mes dy vendeve tona është më e ngushtë nga ç’duket ndërsa theksoi se rrugët e Shqipërisë dhe Greqisë janë pashmangshmërisht të lidhura edhe në të ardhmen.

“Mirë se vij në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje dhe mike. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse. Disa këtu në Greqi u çuditën. Të tjerë u mërzitën. Ndonjë edhe tha se unë nuk duhet të vija për vizitë tek ju. Por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjar ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm, por kam ardhur të çmallen me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie

Shqiptarët nuk janë më “të leckosurit” e ardhur nga mali. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën dhe i shikon sot të gjithë në sy me të njëjtin respekt që njeh dhe meriton nga të gjithë. Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e ekonomisë, dijes e kulturës i këtij vendi të bekuar ku prej 25 shekujsh qëndron djepi i filozofisë dhe demokracisë.

Gjatë historisë rrugët e shtëpive tona, luftërat, përrallat, marrëdhëniet tona  kanë qenë shumë më të lidhura sa ç’janë lënë të duket. Edhe sot dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak se realiteti, ndërthurja e jetëve dhe lidhja e rrugëve të së ardhmes të pandashme mes shqiptarëve dhe grekëve”,-tha kryeministri Rama. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...