4 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin në Selanik

Një krim në një familje shqiptare ka ndodhur në Angelohori të Selanikut mëngjesin e së dielës, ku një 46-vjeçar vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe plagosi djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti, 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome, nisën të debatonin.

Pasi mes tyre ka shpërthyer sherri, 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa më pas ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.

Autori është arrestuar nga efektivë të stacionit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...