21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Shqiptaro-amerikanët e Atlantikut i bashkohen marshit në Hagë më 3 prill

Më 3 prill zyrtarisht do të fillojë gjykimi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në kohën kur në objektin e Gjykatës Speciale do të fillojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, jashtë tij do të ketë protestë.  Ajo është organizuar nga mërgimtarët.

Protestës do t’i bashkohen edhe tre pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku” nga SHBA-ja.

Jimmy Berisha, Agim Selmanaj dhe Arbër Muriqi do të jenë atë ditë në Hagë në kërkim të drejtësisë për krerët e UÇK-së.

KJo protestë do të organizohet kundër Gjykatës Speciale, “Për UÇK-në, të Vërtetën dhe Drejtësinë”.

Ndryshe protesta do të fillojë nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Laan Van Reagan En Gorbatsjov, në Den Hagën të Holandës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...