15.1 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Shqiptaro-amerikanët mbajnë tubim përkrahës për Kosovën në Nju Jork

Shoqatat e Komunitetit Shqiptar në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do të mbajnë nesër një tubim, me anë të së cilit do të jenë në mbështetje të Kosovës. Në njoftim thuhet se ky tubim është për stabilitet dhe sovranitet të Kosovës.

Në kërkesat e protestës, që është paraparë të mbahet para ndërtesës ku delegacioni i BE-së në Kombet e Bashkuara do të ketë takim thuhet se ‘Bashkimi Evropian duhet të mbështesë sovranitetin e Kosovës dhe të mos dëmtojë stabilitetin e Kosovës. Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur që duhet të ruajë pavarësinë e saj të plotë. Pavarësia e Kosovës është paguar me gjak, lot dhe vuajtje dekadash nga duart brutale të Serbisë”, thuhet në njoftim. Po ashtu kërkesa tjera janë: Jo më koncesione!, jo asociacion i komunave serbe, qëndroni me Kosovën, qëndroni me popullin e Kosovës!./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...