26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

ShSKUK: Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive Speciale

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

“Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës. Testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.”

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer këto ekzaminime.

“ShSKUK, më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar  kontrolle sistematike të policëve të Kosovës  dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...