4.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

SHSKUK: Në kohë rekorde po bëhet diagnostikimi i meningjitit, më parë duhej deri në 5 ditë për të marr rezultatet

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në kohë rekorde për dallim nga vitet e kaluara, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po bëhet diagnostikimi i meningjitit.

SHSKUK thekson se kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës.

“Më parë duhej kohe deri në 5 ditë, që të marrin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjiteve.

Diagnostikimi i shpejtë parandalon  përdorimin  e antibiotikëve  të spektrit të gjerë, duke ruajtur kështu shëndetin e pacientit, duke racionalizuar përdorimin e antibiotikëve”, thuhet në njoftim.

Trajtimin i meningjiteve është kompleks dhe kërkon trajtim multi-diciplinare.

Sipas njoftimit, tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit u bëhet në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT, MRI, ultrasonografia transfontaleare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...