22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

SHSKUK pas arrestimit të mjekut: Do ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së, i dyshuar për marrje të ryfshtetit.

Nga SHSKUK-ja thonë se do ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore rreth këtij rasti.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ata po ashtu kanë ftuar qytetarët të raportojnë raste të parregullsive./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...