14.7 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

SHSKUK: Të lënduarit në aksidentin në Kamenicë janë në gjendje kritike

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11 në fshatin Hodonovc të Kamenicë.

Nga ky aksident një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Në mesin e të lënduarve është një nënë me fëmijën e saj dhe një person i moshës 20 vjeçare.

Që të tre të lënduarit u dërguan nga Spitali i Gjilanit për në QKUK për shkak të gjendjes së tyre të rëndë.

Nga spitali thonë se gjendja e nënës dhe foshnjës së saj vazhdon të jetë kritike. Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe personi i tretë i moshës 20 vjeçare.

“Zyra për Informim e ShSKUK, ju konfirmon se rreth orës 14:00, në Klinikën Emergjente kanë ardhur 3 pacientë të lënduar si pasojë e aksidentit në trafik, dy prej tyre në gjendje kritike, kurse personi tretë në gjendje të rëndë. Ekipet mjekësore emergjente kanë ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore. Fëmija 1 vjeç, në gjendje kritike, një paciente e datëlindjes 1990, po ashtu në gjendje kritike. Pacienti i datëlindjes 2003, në gjendje të rëndë. Aktualisht, të gjithë po trajtohen në Klinikën Emergjente“, bëri të ditur zyra e SHSKUK-së/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...