21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

“Shtegu i Goricës”, Beratit i shtohet një atraksion i ri turistik

Beratit i është shtuar një atraksion i ri turistik, i cili quhet Shtegu i Goricës, njoftoi kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Një shëtitje eksploruese, për të gjithë të apasionuarit e natyrës, duke ruajtur habitatin natyror të zonës, në ajrin e pastër të qytetit, me një bukuri panoramike të rrallë”, shkroi ai.

“Në sheshin mbi rrënojat e Kalasë së Goricës, do të gjeni edhe pikën e vrojtimit me konstruksion druri, 180 gradë mbi qytetin, ku duket si në pëllëmbë të dorës Kalaja, lugina e lumit Osum dhe gjithë qyteti 2500- vjeçar”, shtoi Rama në Facebook./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...