Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan ka konfirmuar se delegacioni presidencial e ka informuar Rusinë për udhëtimin e presidentit amerikan, Joe Biden për Kiev.
Udhëtimi është planifikuar që disa muaj, mirëpo vendimi është marrë të premten.
Shtëpia e Bardhë është thënë të ketë njoftuar rusët për udhëtimin e Bidenit disa orë para nisjes për në Kiev, në mëngjesin e së dielës.
Biden ka qëndruar më shumë se pesë orë në kryeqytetin ukrainas duke u konsultuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për hapat e radhës, teksa lufta e Rusisë në Ukrainë mbush për pak ditë një vit.

Deri më tani, SHBA-ja ka ndarë më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, prej nisjes së luftës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./Njeshi/