13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Shtetet e QUINT-it mirëpresin vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në veri

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Zyra e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur vendimin e institucioneve të Kosovës që të shtyjnë për në prill zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të vendit.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, teksa ka shpërndarë deklaratën e përbashkët të shteteve të QUINT-it, ka thënë se një vendim i tillë konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së mirëpresin vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.

“Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

 

Për shkak të rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani njoftoi se zgjedhjet janë shtyrë për në prill.

Ajo caktoi 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Osmani bëri të ditur se ka pasur konsensus të plotë mes partive politike në vend për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve dhe se është marrë parasysh edhe vlerësimi i institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...