8.8 C
Pec
E premte, 16 Maj, 2025

Shteti pa strategji kundër korrupsionit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka konfirmuar se Kosova ende nuk ka Strategji kundër korrupsionit dhe Plan të veprimit se si të luftohet kjo dukuri negative.

Përgjegjëse për hartimin dhe miratimin e një strategjie të tillë, sipas Buleshkajt, është Qeveria e Kosovës.

Ai thekson se vitin e kaluar një Strategji kundër korrupsionit ka dalë në diskutim publik dhe se palët e përfshira në këtë proces i kanë dhënë komentet e tyre, megjithatë puna ka mbetur ende pa u finalizuar.

“Vitin e kaluar ka ekzistuar një draft i kësaj strategjie që edhe ka dalë në diskutim publik dhe tash presim nëse Qeveria e re do të vazhdojë me atë apo do të bëjë një draft të ri”, tha ai në Kallxo Përnime.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit nënvizon se ekzistimi i kësaj strategjie do të ndihmonte Kosovën në orientimin e objektivave kryesore të qeverisjes së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

“Po të kishim strategji, do të ishim më mirë edhe në vlerësimet ndërkombëtare. Duhet të kemi një dokument që duhet të jetë udhërrëfyes për punët tona. Strategjia nuk i rregullon të gjitha gjërat, por është shumë i rëndësishëm Plani i veprimit që do të miratohej bashkë me strategjinë”- thekson ndër të tjera Buleshkaj.

Në maj të vitit 2023 Qeveria e Kosovës kishte lansuar Strategjinë Shtetërore Kundër Korrupsionit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...