31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Shtime: Tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, u rrahën mes vete

Tre persona kanë pësuar lëndime, si pasojë e rrahjes mes vete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Shtime, dhe mësohet se ata që u rrahën ishin familjarë në mes vete

Këtë për Indekosonline, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku njoftoi se si pasojë e lëndimeve, tre familjarët për tretman mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime.

Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje,  kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, ka thënë Veseli./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...