Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në janar të këtij viti popullsia në grupmoshën 0-24 vjeç ra me mbi 31 mijë persona në raport me vitin 2018. Rënia më e madhe i përket grupmoshës 15-24 vjeç me më shumë se 17 mijë persona. Rrudhja e popullsisë në këtë grup moshë lidhet edhe me flukset e larta të emigracionit dhe lindjet më të pakta viteve 1997. Në këtë periudhe Shqipëria përjetoi një eksod masiv për shkak të trazirave civile.
Gjithashtu rënie e numrit të lindjeve nga viti në vit po tkurr me shpejtësi numrin e foshnjave. Në vitin 2019 grup mosha 0-4 vjeç u pakësua me 6700 persona, teksa numri i lindjeve në tërësi vitin e kaluar ishte 6.3 për qind më e ulët se në vitin 2018.
Në grup moshat 0-54 vjeç në përgjithësi ka rënie të popullsisë
në raport me një vit më parë, teksa shihet se, rritje ka vetëm për grup moshën
29 deri në 39 vjeç.
Ndryshimet e popullsisë në raport me 2018 tregojnë se ka një rritje të ndjeshme
të popullsisë mbi moshën 55 vjeç me rreth 30 mijë persona më shumë se një vit
më parë.