16.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Shtrenjtimi i energjisë për 15%, reagon deputeti Mustafa

Që nga 1 prilli qytetarët do të paguajnë energjinë elektrike për 15% më shtrenjtë.

Ky vendim është marrë sot nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai, ka thënë se qytetarët përpos rritjes së çmimeve, tash do të përballen edhe me shpenzime të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Shtrenjtohet energjia elektrike për 15% nga pasnesër!

Sikur të mos ishin dëmtuar mjaft qytetarët nga rritja e çmimeve, mosrritja e pagave dhe humbjet e TRUSTit, tash do të shpenzojnë edhe më shumë buxhet familjar për energji elektrike.

Mashtrimet e Qeverisë do të vijnë në njërën nga dy format:

  1. Kinse qytetarët nuk do të paguajnë më shumë sepse do të subvencionohen. Por, subvencionet paguhen nga xhepi i vet qytetarit, nga tatimet e tyre!
  2. Kinse çmimi do të rritet vetëm për bizneset. Por, ato biznese si rrjedhojë do t’i rrisin çmimet e produkteve dhe shërbimeve ndaj qytetarëve, pra prap nga xhepi i qytetarëve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...