Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është përpjekur që ta heqë nga vetja përgjegjësinë për propozimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike, në një intervistë të rrallë për media të martën.
Në një intervistë për RTK-në, me fillim të saj, Rizvanolli ZRRE-ja e theksoi se ZRRE-ja është “institucion i pavarur” dhe se ky institucion e ka propozuar rritjen.
“Siç e dini, ZRRE-ja si institucion i pavarur i ka publikuar raportet konsultative, më 14 mars dhe ka propozuar një rritje mesatare të çmimit rreth 15 për qind. E para: vendimi nuk është marrë për strukturën tarifore dhe e dyta: kjo rritje e propozuar nuk është përcaktuar ende sesi do të ndahet kjo rritje te bizneset apo të amvisëritë”, tha Rizvanolli të martën, transmeton Paparaci.
Në vazhdim, përfaqësuesja e qeverisë që erdhi në pushtet me premtime për zbritje të çmimit të rrymës, e pranoi se qeveria është pro shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Por, në një tjetër përpjekje dëshpëruese për t’u arsyetuar, tha se qeveria ka propozuar që rritja të zbutet.
Sipas Rizvanollit, qeveria i ka propozuar ZRRE-së që të mos preken amvisëritë që shpenzojnë deri në 800 kw/H.
“Ky është vendim i ZRRE-së, të cilët ata kanë thënë se do ta marrin brenda dy javësh në vijim, ndërsa ne si qeveri kemi propozuar që rritja të zbutet dhe për këtë kemi dhënë disa argumente. E dyta është që të mos preken nga rritja amvisëritë që konsumojnë nën 800 kW/h për muaj. E treta është që të shtohet numri i blloqeve të konsumit duke shtuar një ose më shumë breze të konsumit mbi këtë konsumin prej 800 Kw/h, të cilën e kemi aktualisht”, tha ajo./Njeshi&Rtk/
Kreu i VV-së në Pejë Kelmendi dhe ministrja në detyrë Haxhiu nderuan dje të vrarët e Lybeniqit