9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Shtuni: Situata e sigurisë në Kosovë shqetësuese

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese dhe se sipas tij rreziku për destabilizim është real.

Shtuni tha se Kosova duhet të fokusohet të implementimi i marrëveshjeve të arritura në mënyrë që  t’i arrijë synimet afatgjate që i ka.

“Situata e sigurisë në Kosovë mbetet shqetësuese dhe rreziku për destabilizim është real. Sulmi paramilitar i Banjskës rrit kërcënimin e sigurisë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon sepse mund të ketë ndikim prandaj kemi parë edhe shtim të prezencës së KFOR-it në veri. Duhet që Kosova të fokusohet te implementimi i atyre dakordësive, marrëveshjeve që janë arritur. Kosova duhet të bëjë diçka për të dalë nga barrikada dhe për t’u ndërmarrë veprime që japin një sinjal që Kosova është e gatshme të ecë në drejtim të asaj që po këshillohet vazhdimisht nga aleatët, që t’i largohen sanksionet…”, tha ai.

Ndonëse siç thotë Shtuni, përgatitja është në nivelin e duhur, megjithatë ai konsideron se rreziku ende ekziston.

“Po diskutohet mundësia e shtimit permanent të vazhdueshëm të trupave të KFOR-it në Kosovë pikërisht për të parandaluar përkeqësime apo shtime të incidenteve të dhunshme që mund të çojnë në destabilizimin e rajonit, përgatitja është në nivelin e duhur por rreziku ekziston”, shtoi ai.

Po ashtu, ai thekson se Kosova duhet të punojë drejt njohjes shteteve mosnjohëse dhe t’i përmbahet zotimeve që i ka marrë.

“Idealja do të ishte që Kosova të anëtarësohet në NATO, ai do të duhej të ishte hapi vendimtar që di të garantonte sigurinë e Kosovës në planin afatgjatë por që të bëhet kjo Kosova duhet të punojë drjet njohjes mosnjohëse, t’i përmbahet obligimeve, zotimeve të marra përballë aleatëve, BE-së, sa i përket normalizimit të marrëdhënies me Serbinë. Kjo është rruga e vetme për të arritur synimet afatgjate që Kosova i ka”, tha më tutje Shtuni./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...