Për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UÇK-së, me datë 5,6,7 mars, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, në emër të deputetëve nënshkrues, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme ‘lidhur me bllokimin e KQZ-së nga Presidenti”, e paraparë për t’u mbajtur ditën e nesërme, me fillim nga ora 10:00, transmeton Indeksonline.
Është kërkuar që seanca të mbahet më 13 mars, ora 10:00.
Duhet përkujtuar që seanca e paralajmëruar që të zhvillohet sot është shtyrë me kërkesë të propozuesve për shkak të numri të vogël të deputetëve në sallë.
Seanca e sotme kishte të bënte me shpenzimet e Qeverisë Haradinaj.
]]>