Është shtyer ndeshja e basketbollit mes Zvirës dhe Kosovës, e vlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.
Arsyeja e shtyerjes së ndeshjes është për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë.
Lajmin e ka konfirmuar Federata e Basketbollit të Kosovës.
Sipas tyre, ekipi i Zvicrës ka qenë në Fribourg dhe kanë pasur probleme me trafik për shkak të borës.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës ishte paraparë të zhvillohet në qytetin e Bërnit.
Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30./Njeshi/