22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Shtyhet për dy vite afati i zbatimit të Marrëveshjes IPA

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky që do të mundëson shtyrjen e afatit për projektet e parealizuara.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, tha se afati do të shtyhet deri në vitin 2026.

“Qëllimi i këtij amendamenti është shtyrja e afatit për dy vite për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë të sigurohemi për zbatim të suksesshëm i atyre projekteve që janë duke hasur ne vonesa gjatë implementimit. Sipas njoftimi nga Zyra e BE, kjo është e nevojshme me qëllim të realizmit të suksesshëm të një projekti për ndërtimin e çerdheve si dhe për projekt restaurimin e rrugëve ‘Marlin Barleti’ dhe kinemanë ‘Lumbardhi’ në Prizren”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...