Korab dhe Dukagjin Lulaj kanë dal sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Pejës, pasi të njëjtit sulmuan dje fizikisht kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Të dyshuarit u arrestuan qysh dje, dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit u mor masa e ndalimit për 48 orë, raporton IndeksOnline.
Por, ata u ftuan sot në Gjykatë, teksa vijueshmërinë e seancës po e kundërshtojnë avokatët e të dyshuarve.
Avokatët e Korab Lulajt dhe Dukagjin Lulajt kanë kërkuar shtyrjen e seancës, pasi deklarojnë se nuk kanë marrë nga institucionet e drejtësisë shkresat e rastit.
Me këtë rast, seanca gjyqësore është shtyrë deri në ora 13:00.
Kujtojmë se Muhaxheri pësoi lëndime trupore në kokë dhe trup pasi u sulmua dje fizikisht, teksa po dilte nga një lokal i qytetit. /Njeshi/