Me kërkesë të opozitës, përkatësisht Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot Kuvendi kishte planifikuar të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohej për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Mirëpo, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kërkoi që kjo seancë të shtyhet për datë 12 mars pasi që sipas tij, në sallë ishin pak deputetë për shkak të “Epopesë së UÇK”-së.
Pas kërkesës së Selamanajt për shtyrje të seancës, ka reaguar deputeti i Nismas, Milaim Zeka.
Ai tha se është për keqardhje që opozita e ka kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme pikërisht në këtë ditë.
]]>