Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shtyrë seanca në rastin e njohur si “rasti i përdorimit të gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës”, ndaj deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputetëve të tjerë të opozitës së atëhershme.
Musa Damati, avokati i deputeti Pal Lekaj, tha se klienti i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale.
“Është shtyrë seanca në rastin e njohur si rasti i përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ish deputet e opozitës të asaj kohe, dhe në raport me klientin tim deputetin Pal Lekaj nuk ekziston as edhe një element i cili do të mund të krijonte figurën e posaçme të veprës penale për të cilën ngarkohet, pra në këtë proces do të konfirmohet pafajësia e tij”, u shpreh Damati.