2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Shtyhet zgjedhja e kryeprokurorit special

Zgjedhja e kryeprokurorit special është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka shqyrtuar pa media ankesat e dy kandidatëve për kryeprokurorë Specialë, Atdhe Dema e Armend Hamiti, raporton “Koha Ditore”.

Pas shqyrtimit të ankesave, KPK e ka shtyrë votimin.

Edhe pse nuk kanë treguar nëse ankesat janë aprovuar, proceduralisht i bie që një gjë e tillë të këtë ndodhur. Kjo pasi që ligjërisht votimi mund të shtyhet në rast të aprovimit të ankesave të kandidatëve të eliminuar ose për mungesë kuorumi.

Kjo e dyta nuk ka ndodhur për shkak që në mbledhje kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...