16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Shtylla kurrizore ka memorie të pavarur nga trupi

Shtylla kurrizore ka memorie të pavarur nga truri. Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar edhe neuronet e përfshira, që bëjnë të mundur aftësitë “motore”, pra të lëvizjes, në përgjigje të stimujve të jashtëm.

Rezultatet e punës kërkimore të “Riken Center for Brain Science” në Japoni janë publikuar në revistën ndërkombëtare “Science”, dhe i hapin rrugën skenareve të reja terapeutike për të përmirësuar dhe përshpejtuar rikuperimin tek pacientët me lëndime e probleme në shtyllën kurrizore.

Ekspertët kanë zhvilluar një eksperiment me kavie në laborator, në të cilat u ndërpre komunikimi mes shtyllës kurrizore dhe trurit. Ata kanë ngarkuar me dridhje elektrike gjymtyrët e kavieve për disa ditë me rradhë, dhe pas një pushimi disa ditor, e kanë përsëritur testin.

Në fazën e dytë, kaviet tërhiqnin këmbët ndaj stimulit elektrik, çka do të thotë se e kishin memorizuar eksperiencën. Dhe janë neuronet që shprehin dy gene, Ptf1 dhe En1 që ndikojnë shumë, pasi simulimi i tyre rrit me 80% shpejtësinë e reagimit ndaj një stimuli./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...