5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

BOTË: Shtyrja e Brexit-it do të jetë me kosto për Bashkimin Evropian

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian (BE) për Brexit-in, Michel Barnier, lidhur me shtyrjen e Brexit-it tha se “Zgjatja e paqartësisë pa një plan të hapur do të ketë edhe kosto ekonomike edhe politike për BE-në”.

Në një deklaratë për shtyp pas takimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së i mbajtur në Bruksel, Barnier tha se refuzimi i ndarjes pa marrëveshje nga parlamenti i Britanisë nuk nënkupton se kjo nuk do të realizohet.

“Të gjithë duhet të bëjnë përgatitjet kundër skenarit të ndarjes pa marrëveshje. BE është e gatshme kundër kësaj mundësie”, tha Barnier.

– “Shtyrja e Brexit-it do të jetë me kosto”

Pasi ka rikujtuar se Parlamenti i Britanisë në të njëjtën kohë ka miratuar edhe shtyrjen e Brexit-it, Barnier ka theksuar se në rast se kërkohet një gjë e tillë liderët e 27 vendeve anëtare do të vendosin për këtë.

“A do ta rritë shtyrja, mundësinë e miratimit të marrëveshjes së ndarjes? Apo Britania po kërkon kohë për të punuar mbi deklaratën politike që do të përcaktojë marrëdhëniet në të ardhmen? ka drejtuar pyetjet Barnier i cili ka theksuar se Britania duhet të paraqesë një plan konkret që liderët e BE-së të marrin një vendim në këtë drejtim.

Duhet të sigurohet që pas procesit të shtyrjes “nuk do të ketë kthim në të njëjtën pikë” tha Barnier, duke bërë vlerësimin se “Zgjatja e paqartësisë pa një plan të hapur do të ketë edhe kosto ekonomike edhe politike për BE-në”.

Liderët e BE-së do të takohen në Bruksel më 21-22 mars. Pritet që liderët të diskutojnë alternativën e shtyrjes së Brexit-it në rast se Britania e kërkon.

Planifikohet që Britania të ndahet nga BE-ja më 29 mars, procesin e së cilës ajo e nisi zyrtarisht 2 vite më parë

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...