32.1 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Shuhet ndërmarrja publike NKEC

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për shuarjen e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës (NKEC).

Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se kanë pushuar shkaqet për ekzistimin e ndërmarrjes e cila u themelua në vitin 2018 për projektin e ndërtimit të një termocentrali të ri.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se bodri i drejtorëve e përgatiti shpërbërjen e ndërmarrjes, dhe se kjo ndërmarrje nuk është duke e zhvilluar veprimtarinë për të cilën është themeluar ose ndonjë veprimtari tjetër komerciale për një kohë.

Kjo ndërmarrje prej vitesh ishte pa funksion, por vetëm brenda vitit 2022 ia ka harxhuar buxhetit të shtetit afër 100 mijë euro në paga për shtatë anëtarë të saj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...