Këto janë pamjet e pistës së përfunduar të aeroportit të ri në Vlorë. Kryeministri Edi Rama i ka publikuar këtë të hënë në rrjetet sociale, duke njoftuar se aeroporti po i afrohet fazës së testimeve finale.
Sipas Ramës, vetëm tr ditë na ndajnë nga ulja e avionit të parë në pistën e re, e cila është kodifikuar me inicialet VLO.
Kryeministri i Shqipërisë tha se në ditët në vijim do të nisë edhe fillimi i testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar të aeroportit.
“Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar,” shkruan Rama krahas pamjeve të postuara. /Njeshi/