7.1 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

Si e denoncoi Serbinë për krime, në mes të Beogradit, para 15 vjetësh, Selver Xhelili?

Selver Xhelili njihet si njeriu i guximshëm, që para 15 vjetësh, në mes të Beogradit të Serbisë, i tha strukturave serbe, se UÇK-ja është ajo që ka çliruar Kosovën dhe ka detyruar ushtrinë, policinë e paramilitarët të largohen nga Kosova, e ndihmuar nga NATO e Perëndimi demokratik.

Xhelili guxoi t’ia thotë se, Serbia ishte kriminale, se duhej të kërkonte falje për krimet e kryera kundër popullatës së pafajshme civile shqiptare, që moti.

Për të vazhduar më tej, duke ua thënë troç në mes të Beogradit, se krejt bota e di se Serbia ka kryer gjenocid, me dhjetëra masakra ndaj civilëve shqiptarë dhe kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.

Selver Xhelili është njeriu i parë në moshë aq të re, që ka guxuar të thotë mes Beogradit, në konferencë për media se, “jeta ime është dukshëm më e vogël se Kosova, prandaj kam guxim t’i them këto të vërteta në mes të Beogradit, pa frikë”.

Guximin e diturinë e tij ai synon ta tregojë edhe në Kuvendin e Kosovës. Xhelili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së dhe në listë mban numrin 83./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...