Një 9-vjeçar nga qyteti i Gjilanit u raportua i zhdukur pasditen e së dielës.
Pas disa orë kërkimi, ekipi i Shoqatës së Kërkim – Shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), arritën ta gjejnë fëmijën shëndoshë e mirë.
Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, tha për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, se kërkimi u realizua duke përdorur dronë termal për shkak të errësirës që kishte mbuluar zonën.
Pas përdorimit të teknologjisë, ekipet vazhduan kërkimin fushor, duke kontrolluar zonat përreth.
“Djali u gjet në një shtëpi të banuar, por pa persona brenda, dhe jo shumë larg nga shtëpia e tij”, tha Maloku, duke theksuar se ishte një bashkëpunim i suksesshëm mes autoriteteve dhe institucioneve të sigurisë. /Njeshi/