5.7 C
Pec
E shtunë, 17 Maj, 2025

Si e mori vesh Kudusi Lama për vrasjen e Luan Haradinajt? Atë ditë që u varros Luani, takova Xhavit Halitin, kuptova se çka po ndodh në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, në një rrëfim tregoi për takimin e parë me Xhavit Halitin në Kukës, atë ditë që ishte varrosur Luan Haradinaj.Lama tha se Haliti kishte marrë pjesë në varrimin e Luan Haradinajt më pas kishte takuar takimin.

“Më tha ka ardhë një kosovar dëshiron të takojë, dola në orën 18:00 në Kukës, ky ka qnë takimi im i parë me Xhavit Halitin. Unë s’e njiha, u njohëm aty për herë të parë më 7 maj 1997, atë ditë që është varrosur Luan Haradinaj. Ka marrë pjesë në varrimin e Luanit ishte kthyer në Kukës dhe ndërkohë ka kërkuar që të takohet me mua për të biseduar. Ky ishte takimi i parë dhe pastaj u bëmë shumë miq me Xhavitin”, tha Lama /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...