Me thirrjet “Për identitet dhe dinjitet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, “Stop pasivizimit selektiv” dhe “Duam libra shqip”, shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë trajtim të barabartë në Serbi, dhe zotohen se do t’i vazhdojnë protestat. Çfarë të drejtash kanë shqiptarët në këtë pjesë të Serbisë?
Dy herë, në më pak se dy muaj, shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë ngritur zërin kundër diskriminimit që ata thonë se e përjetojnë çdo ditë në Serbi.
Përgjigjja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për protestat e tyre?
“Askush nuk po i rrah, nuk po i ngacmon, apo diçka tjetër. Serbia është shtet demokratik dhe ne do të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”.
Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.
Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës – term që përdoret për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë – konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.
Në Kuvendin e Serbisë, shqiptarët kanë vetëm një zë: deputetin Shaip Kamberi.
Lajmi i plotë në RADIO EVROPA E LIRË. /Njeshi/