Testet kanë vërejtur që përafërsisht 1 në 3 njerëz me këtë lloj tumori kanë edhe bakterien – Fusobacterium nucleatum i cila është bakteri më prezent në kavitetin e gojës.
Studimi i bërë së fundmi, tregon lidhjen e këtyre mikroorganizmave me kancerin e zorrëve dhe arsyen se pse tek disa njerëz kanceri i zorrëve është më i shprehur. Në këtë studim u identifikua një lloj i proteinës e cila mund të jetë përgjegjëse për zhvillimin tij, shkruan Medical News Today.
Duke iu referuar hulumtimeve të bëra nga Shoqëria për Zbulime të Kancerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përafërsisht 1 në 22 meshkuj dhe 1 në 24 femra diagnostikohen me kancer të zorrëve.
Kanceri i zorrëve zhvillohet nga një rritje e pakontrolluar e qelizave abdominale që shpërndahen edhe në zonën e zorrëve dhe rektumit. Disa lloje të këtij tumori marrin deri në 20 vitë për tu zhvilluar.
Deri tani shkencëtarët kanë menduar që tumori collorectal krijohet vetëm nga disa mutacionë gjenetike, mirëpo me studimin e fundit njerëzit duhet të jenë të informuar që edhe higjiena e gojës luan një rol të madh në zhvillimin dhe rritjen e këtij tumori.
“Ky lloj bakteri i gojës ka këtë ndikim vetëm në njerëzit të cilët tanimë janë diagnostikuar me kancer të zorrëve, dhe nuk i afekton personat me zorrë të shëndetshme”, tha Dr. Hann, një nga pjesëmarrësit në këtë studim.
Studimi përdori informacionet e 466 pacientëve të diagnostikuar me këtë lloj kanceri ku u vërejt se pacientët që kishin këtë lloj bakteri në gojë, kishin tumor më të zhvilluar sesa ata të cilët nuk bartnin këtë bakter.
Studime të tjera janë duke u bërë me qëllim të zbulimit të faktorëve të tjerë që ndikojnë në rritjen e tumorit dhe gjetjen e një trajtimi të duhur.
]]>